EMRI/ I vuri tritol lokalit në Krujë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori
Në orët e para të mëngjesit të 31 janarit 2025, një shpërthim tritoli dëmtoi fasadën e jashtme të një restoranti në Fushë-Krujë.
Sipas policisë, shpërthimi shkaktoi dëme në xhamat e fasadës së lokalit, ndërsa eksplozivi ishte vendosur pranë vendit të njohur si ish-“Kooperativa Partizani” rreth orës 01:30 pas mesnate.
Pas hetimeve të filluara, është zbuluar se autori i dyshuar i këtij akti është shtetasi Mondi Topalli, 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.
Policia ka kryer kontroll në banesën e tij në fshatin Tapizë, ku ka gjetur armë dhe municion luftarak të mbajtur pa leje nga babai i autorit, shtetasi G. Topalli.
Ky i fundit është proceduar penalisht për mbajtjen e armëve dhe municionit pa leje.
“Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të dëmtimit me lëndë plasëse, të fasadës së lokalit të shtetasit B. T., në Fushë Krujë, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 31 janar 2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan dhe shpallën në kërkim autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Mondi Topalli, 41 vjeç.
Nga kontrolli në banesën e tij, në fshatin Tapizë, u konstatua se babai i 41-vjeçarit, shtetasi G. Topalli, mbante pa leje, 1 armë gjahu dhe municion luftarak. Për shtetasin G. Topalli. nisi procedimi në gjendje të lirë”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)