“Asosacioni, elefanti në dhomën e Kosovës”, ish-ambasadori: Pse Kurti ka avantazh

7 Shkurt 2025 | 21:25

Ish-ambasadori Lulzim Peçi ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania për të folur rreth zgjedhjeve në Kosovë të cilat do të mbahën të dielën më 9 shkurt.

Ai tha se si qeveria e drejtuar nga Kurti edhe opozita në Kosovë, kanë pasur gabimet e tyre. sipas tij, “elefanti në dhomë” mbetet ende çështja e asociacionit. Sipas tij, Kurti ka avantazh përballë opozitës në lidhje me veriun e Kosovës, pasi si LDK dhe PDK kanë pranuar në heshtje shtrirjen e sovranitetit në veri.

“Mbushja e institucioneve me shqiptarë në veri dhe prezenca e policisë së Kosovës në masë të madhe nga pikëpamja shqiptarë, te ne po transmetohet si shtrirje e sovranitetit. Opozita, LDK dhe PDK kanë luajtur një lojë të populizmit të heshtur, ndërsa për “elefantin në dhomë”, për asociacionin, për marrëveshjet, e vetmja parti që ka qenë konsistente dhe ka trajtuar elefantin në dhomë, është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Unë vërtet kam respekt për atë që ka bërë aleancë sepse ka marrë rrezikun që ti kushtojë elektoralisht por ka treguar diçka që duhet me patjetër të zbatohet. Meqë dy partitë më të mëdha të opozitës, nuk patën narrativë për Veriun, e pranuan në heshtje që sovraniteti po shtrihet për herë të parë. Kështu që në aspektin e narrativës, Kurti është fitues për sa i përket veriut”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026