Rama në Madrid: Shqipëria ka transformuar drejtësinë, e vetmja rrugë për ne është BE
Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar të shtunën në Madrid marrëveshjen për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027 në Shqipëri, duke shprehur optimizëm për imazhin e vendit dhe arritjet e fundit në drejtësi.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te procesi i reformës në drejtësi, ku sipas tij, edhe pse ishte i dhimbshëm dhe hetimet nga drejtësia e re po prekin figura nga qeveria dhe partia në pushtet, ai nuk pendohet.
Kryeministri theksoi se stigma që ka pasur Shqipëria ka ndryshuar dhe ka sjellë një mesazh të fortë për të ftuarit që të vizitojnë vendin.
“Shqipëria do të jetë pritësja e Kongresit Botëror të së Drejtës në vitin 2027. Ju ftoj të gjithëve të vini në Shqipëri, duke ju thënë dy gjëra: Së pari, nuk do të pendoheni kurrë dhe do të dëshironi gjithmonë të ktheheni. Së dyti, nuk do të mërziteni asnjë minutë, nëse do të jeni me ne në Shqipëri,” tha Rama.
Ai ka krahasuar Shqipërinë me Spanjën e periudhës post-diktatoriale, duke vënë në dukje transformimet që ka kaluar vendi.
Kryeministri u ndal edhe te arritjet në sektorin e turizmit dhe drejtësisë, ku theksoi:
“Ne kemi kaluar një reformë të jashtëzakonshme në drejtësi, ku pastruam sistemin nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Ky proces mori vëmendje dhe respekt në Evropë, dhe për herë të parë, që kur kemi një shtet të pavarur, kemi një gjyqësor që nuk është në duar të politikës dhe na duhet të jemi dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, duke parë njerëz nga partia dhe shumica jonë që japin llogari para drejtësisë dhe janë dënuar. Nuk pendohemi për këtë dhe do të nxisim që shteti i së drejtës të jetë mbështetës i përbashkët i shoqërisë tonë. Sa i përket turizmit, Shqipëria është Girona e re e Europës dhe nuk është aspak keq”, tha Rama.
Rama theksoi se Shqipëria nuk ka plan tjetër përveç integrimit në Bashkimin Europian dhe shtoi: “Për ne nuk ka plan tjetër përveç planit kryesor, që është bashkimi me Europën. As kundrejt shtetit të së drejtës, nuk kemi një plan B, prandaj ne nuk duam të jemi pjesë e një plani tjetër.”
Ai gjithashtu përmendi marrëdhëniet e ngushta me Spanjën dhe mbështetjen që vendi ka ofruar për Shqipërinë.
“Spanja ishte mrekullueshme dhe ne duam të jemi si ju. Verën e kaluar, turistët spanjollë ishin të lumtur në Shqipëri, sepse ndodhi që Spanja të luante në Evropian dhe ju desh të mundte Shqipërinë. Në sheshet ku ndeshja u transmetua, turistët spanjollë u habiten nga shqiptarët, që edhe pse humbën, i duartrokisnin ekipin kombëtar të Spanjës.”
Në fund, Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen e tij për Spanjën dhe Zotin për mundësinë që i dhanë për të takuar Felipe Gonzalezin.
“Shtëpia e shqiptarëve i përket Zotit dhe mikut, dhe unë shpreh mirënjohjen time për Spanjën dhe Zotin që më bëri të vij këtu dhe të takoja Felipe Gonzalezin, për të cilin më duhej të fitoja tre palë zgjedhje për ta takuar, këtë legjendë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi