Autor i dy vjedhjesh me dhunë në Elbasan, vihet në pranga 20-vjeçari

9 Shkurt 2025 | 13:51

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 20-vjeçar me iniciale S. C., i cili vodhi çantën e një 39-vjeçareje në lagjen “Syrja Dylgjeri”.

Nga burime policore, i arrestuari është autor edhe i një vjedhjeje tjetër me datë 05 shkurt në lagjen “Kala”, teksa i ka vjedhur me dhunë portofolin me një shumë parash në të, një 43-vjecareje.

Falë operacionit policor “End”, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. C., 20 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026