Komisioni i Zgjedhjeve në Kosovë publikon rezultatet paraprake

10 Shkurt 2025 | 08:05

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka dalë me statistika të reja në orën 6:04 minuta. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin me rezultat 41.29 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83 për qind.

Në radhë është Lidhja Demokratike me 17.75 për qind, e katërta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.68 për qind.

Po ashtu Lista Serbe ka fituar 3.96 për qind.

Këto rezultate paraprake nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta si dhe votat jashtë Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se të dhënat për procesin e votimit do të mblidhen në mënyrë manuale nga të gjitha vendvotimet, për shkak të mosfunksionimit të aplikacionit.

Në një konferencë për media, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se mos transmetimi i të dhënave apo rezultateve preliminare të subjekteve politike përmes platformës elektronike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet të cilat tashmë janë pjesë e këtyre formularëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026