Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, reagon Lumir Abdixhiku
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Kosovë, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve.
Përmes një postimi në rrjete sociale Abdixhiku shpreh mirënjohjen e tij për qytetarët që e mbështetën në këtë proces zgjedhor.
“Faleminderit të gjithë votuesve tanë që mbështetët Lidhjen tonë. Faleminderit qytetarëve të Kosovës që nderuat demokracinë e atdheut tonë. Faleminderit veprimtarëve tanë për punën dhe pasionin që keni investuar në këto zgjedhje. Asgjë nuk mungoi!”, shkroi Abdixhiku, duke vlerësuar angazhimin e ekipit të tij në këtë proces.
Ai e cilësoi rritjen e LDK-së si një hap të rëndësishëm përpara. Sipas tij besimi i dhënë nga qytetarët është tregues i angazhimit dhe përkushtimit të LDK-së për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.
Abdixhiku pranoi se kjo rritje ende nuk është e mjaftueshme për të sjellë ndryshimin e kërkuar në nivelin e shtetit. Ai e shprehu këtë me një ndjenjë keqardhje, por theksoi se rezultati i zgjedhjeve ofrojnë mundësinë për një organizim më të mirë të brendshëm të partisë.
“Rritja jonë ofron mundësi dhe qetësi për një organizim më të mirë të brendshëm – për të cilën do të qëndroj gjithmonë krenar. Por kjo rritje është ende e pamjaftueshme për ndryshimin që na nevojitet në këtë fazë – dhe për këtë ndjej keqardhje. Pavarësisht gjithçkaje, do të ketë dritë!” shprehu Abdixhiku.
Ai theksoi gjithashtu se procesi i numërimit të votave, përfshirë ato të diasporës, është ende në vazhdim, dhe pas përfundimit të këtij procesi, LDK do të shpalosë qëndrimet e saj politike për të përcaktuar hapat e ardhshëm.
Kujtojmë se LDK ka siguruar 17.68% të votave në zgjedhjet e përgjithmshme në Kosovë, teksa janë numëruar 90% të votave totale.
LEXONI GJITHASHTU:
Memaliaj, ra nga skela gjatë punimeve, punëtori 45-vjeçar transportohet me urgjencë në spital
GJKKO lë në burg Florjan Musajn, pjesë e grupit kriminal për trafik droge
Deklarata e deputetes Koçeku për kërcënim, reagon avokati i Bajrave
- 13:24 Pentagoni: Inteligjenca artificiale “Grok” u përdor për operacione të shpejta sulmi në konfliktin me Iranin
- 13:23 Trump shkon me vonesë në takimin e G7: Unë jam shefi
- 13:13 Diaspora i jep edhe një mandat Vetëvendosjes, LDK humb një
- 13:05 Valë e re e të nxehtit, sa do të shënojnë temperaturat në Francë
- 12:54 Zelensky: Samiti i G7 në Francë solli rezultate për Ukrainën
- 12:50 Kreu i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë