Rama për procesin e arrestimit të Veliajt: Jam dëshmitar për intimidim të personave
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.
Ai ka folur përsëri lidhur me arrestimin e Erion Veliajt teksa shprehet i bindur për faktin se nëse kreu i bashkisë është i fajshëm apo i pafajshëm, i takon drejtësisë dhe jo Partisë Socialiste ta thotë këtë.
Ndërkaq, kryeministri nënkupton se nuk duhet të përfshihet pjesa e familjes me të qenurit një person nën hetim, pasi në këtë mënyrë nuk zbërthehet pafajësia apo fajësia e Veliajt.
“Qytetarët nuk do e dëgjojnë nga ne të themi nëse Erioni është i fajshëm apo i pafajshëm, i takon drejtësisë. Do ngremë pikëpyetje për këtë dhe shumë raste të tjera në vijim duke mbështetur drejtësinë por duke kërkuar të drejta.
Në procesin e deri tanishëm jam dëshmitar për intimidim të personave. Janë intimiduar njerëz që më kanë bërë të mendoj për kohën kur jam marrë nga policia përpara rënies së regjimit. jam çuar në një repart dhe më është folur për turpin që duhet të ndjeja që po tradhtoja babain. Një njeriu në atë hetim i është përmendur i ati që është punonjës në shtet duke i thënë: Mirë është ta nderosh babain”. Ktu nuk ka të bëjë as fajësia as pafajësia e Erionit”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 13:17 Stuhi e fortë shiu dhe breshëri përfshin qytetin e Elbasanit (VIDEO)
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive