Po shiste 90 mijë euro drogë, arrestohet 28-vjeçari. Në pranga dhe klienti

12 Shkurt 2025 | 10:50

Një 28-vjeçar në Fier është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke shitur kokainë dhe kanabis ndaj 5 personave të tjerë mes të cilëve edhe të mitur.

Në pranga është vënë edhe një 30-vjeçar, si dhe janë nën hetim 4 shtetas, blerës të dozave të lëndëve narkotike.

Gjithashtu policia ka njoftuar se gjatë operacionit ka sekuestruar 508 gramë Kokainë dhe qindra doza Cannabisi, me vlerë në treg rreth 90 000 euro, janë sekuestruar pajisje për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 8 celularë dhe 2 automjete.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, mbi implikimin e një shtetasi në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit Operacional dhe me Prokurorinë e Fierit, finalizuan operacionin policor të koduar “Price”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 28 vjeç, dhe R. N., 30 vjeç. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. T., 30 vjeç dhe V. K., 19 vjeç, si dhe për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç.

28-vjeçari u kap në flagrancë duke i shitur në banesën e tij, doza Kokaine dhe Cannabisi, shtetasit R. N. dhe 4 shtetasve të proceduar, të cilët shoqëronin 30-vjeçarin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026