Mori peng të riun për t’i vënë gjobë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12 Shkurt 2025 | 11:08

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ishte në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

I dyshuari, në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë, akuzohet se në korrik të vitit 2024 ka rrëmbyer dhe kanosur një 35-vjeçar për përfitime financiare. Në momentin e ndalimit, ai ka tentuar të mashtrojë policinë duke dhënë gjeneralitete të rreme.

Operacioni për kapjen e tij është kryer nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca informative.

Shtetasi F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në kuadër të operacionit “The Debt”, që u zhvillua në korrik 2024, policia kishte ekzekutuar masat e sigurisë për shtatë bashkëpunëtorët e tij: katër prej tyre u arrestuan, ndërsa tre të tjerë u vendosën në “arrest shtëpie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026