Pas katër vjetëve, Mali i Zi dërgon ambasadorë në Prishtinë dhe Beograd

12 Shkurt 2025 | 18:13

Komiteti për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt dhe Nebojsha Gjokoviqit si ambasadorë në Kosovë dhe në Serbi.

Me këtë vendim, pas katër vjetësh, do të plotësohen sërish pozitat e ambasadorëve në Prishtinë dhe në Beograd.

Ambasadori i ardhshëm në Beograd mori mbështetje unanime, ndërsa për ambasadorin në Prishtinë nuk votuan deputetët e partive prorusë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq.

Ambasadori i mëparshëm i Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinoshi, u largua nga posti i tij më 2020, për shkak se kishte përmbushur kushtet për pensionim.

Ndërsa, ambasadori i mëparshëm në Beograd, Tarzan Milosheviq, u largua nga posti pas ndryshimit të pushtetit në Malin e Zi në vitin 2020. Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila udhëhoq nga ish-presidenti Millo Gjukanoviq.

Kush janë ambasadorët e propozuar?

Ambasadori i ardhshëm në Kosovë, Çobaj, ishte deri së fund i ngarkuar me punë në ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë.

“Ambasada e Malit të Zi është njohur si një nga ambasadat më të dukshme në Kosovë. Kjo është kryesisht falë diplomacisë kulturore”, tha Çobaj.

Ai e karakterizoi marrëdhënien e dy shteteve si fqinje miqësore, të orientuara drejt një të ardhmeje evropiane.

Para se të hynte në diplomacinë malazeze, Çobaj kishte punuar për shumë vjet në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë. Ai nuk është anëtar i asnjë partie.

Ndërsa, ambasadori i ardhshëm në Serbi është një përfaqësues i Nismës së Re Demokratike të Andrija Mandiqit.

Përveç në Shoqatën e Bankave, ai ka punuar për vite me radhë në Bordin e Drejtorëve të Aeroportit të Malit të Zi dhe në Bankën Qendrore të Malit të Zi.

Duke folur për marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë, Gjokoviq tha se ato “nuk kanë pasur dinamikën e nevojshme për shtetet fqinje dhe vëllazërore” dhe se për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve, ndër të tjera, i obligon qëllimi i përbashkët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Në procesin e anëtarësimit të Serbisë, “përmbushja e çështjes së Kosovës mbetet ende problemi kryesor, si dhe mospërputhja me politikën e jashtme të BE-së, kur bëhet fjalë për sanksionet ndaj Rusisë”, tha ambasadori i ardhshëm në Beograd në seancën e Komitetit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hidhet shorti i Superiores, derbi Partizani-Tirana luhet në javën e 6-të

Është hedhur këtë të hënë shorti për kalendarin e sezonit të ri të Superligës Shqiptare. Ceremonia u zhvillua në orën 11:00 në ambientet e “Shtëpisë...
12:06 | 13/07/2026

Kryq nazist dhe kokë derri në memorialin e viktimave në Mostar, anulohet përkujtimit i 34-vjetorit të Brigadës së Parë (FOTO)

Përkujtimi i 34-vjetorit të formimit të Brigadës së Parë të Mostarit, i planifikuar të zhvillohej të hënën në haremin Liska në Mostar, është anuluar pasi...
11:41 | 13/07/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026