GJKKO merr vendimin për Erion Veliaj dhe Ajola Xoxën

12 Shkurt 2025 | 21:49

Pas 6 orësh seancë ditën e sotme, gjyqtari Erion Bani ka dhënë vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj, teksa ka lënë në fuqi masën e “arrestit me burg”. Për  Ajola Xoxën është caktuar masa “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Ndërkohë masat e caktuara për 5 biznesmenët të cilët akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” janë:

‘Arrest me burg’ për Elman Abule

‘Detyrim paraqitje’ për Gentian Sula

‘Detyrim paraqitje’ për Meriman Kalushi

‘Detyrim paraqitje’ për Fatmir Bekteshi

‘Detyrim paraqitje’ për Shkëlqim Fusha

Teksa pritej vendimi i GJKKO-së, avokatët ofruan garanci pasurore për Erion Veliajn si dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për Ajola Xoxën.

Njoftimi i GJKKO

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026