Vetëvrasja e 17-vjeçares, prokuroria regjistron procedimin penal: Çfarë dyshohet
Ngjarja e rëndë u regjistrua ditën e hënë, ndërsa ishin familjarët që gjetën të vetëvarur gjimnazisten dhe megjithë përpjekjet e bëra nga mjekët e spitalit të Gjirokastrës, 17-vjeçarja nuk arriti t’i shpëtojë vdekjes.
Sipas burimeve në prokurorinë e Gjirokastrës, dyshohet se shkak i vendimit për t’i dhënë fund jetës ka qenë bullizimi i vazhdueshëm ndaj saj. Nxënëse e vitit të parë në një prej gjimnazeve të qytetit të Gjirokastrës, adoleshentja evidentohej si një vajzë e qetë dhe me rezultate të mira në mësime. Ndërkohë që sipas mësuesve dhe nxënësve, ajo ditët e fundit kishte qenë e qetë.
Një ndër provat kryesore mbi të cilat po heton Prokuroria është një letër e shkruar nga gjimnazistja para se të merrte vendimin fatal. Prokuroria e Gjirokastrës do të marrë në pyetje edhe mësuesit dhe nxënësit e shkollës ku ajo mësonte, në lidhje me zbardhjen e shkaqeve që çuan në humbjen e jetës së 17-vjeçares.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale ‘Shkaktimi i vetëvrasjes’ parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.
Mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjirokastër ka regjistruar procedimin penal nr.70, të vitit 2025 në lidhje me ngjarjen e datës 10.02.2025, ku në banesën e saj në Gjirokastër u gjet e vdekur shtetasja e mitur I. M.
Në kuadër të këtij procedimi,është ngritur grupi hetimor, i cili po kryen me prioritet të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje, duke nisur nga pyetja e personave që kanë dijeni për veprën penale”, njofton prokuroria e Gjirokastrës.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur