Gjirokastër| Transportoi ilegalisht 16 emigrantë në kufi, arrestohet 32-vjeçari

13 Shkurt 2025 | 16:22

Policia e Gjirokastrës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Wanted 1”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim. Ky i fundit, 32 vjeç, u arrestua gjatë një aksioni të realizuar në fshatin Luzat, Tepelenë.

Shtetasi me iniciale K. Q., banues në Luzat, ishte shpallur në kërkim pas një vendimi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ai akuzohet se në datën 10 mars 2022, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, transportoi ilegalisht me furgon 16 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët synonin të kalonin kufirin përmes rrugëve të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026