“Gruaja me probleme të shendetit mendor shfrytëzohet seksualisht”, flet avokati
Një rast shqetësues ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku raportohet për një grua 31-vjeçare nga Gjilani i Kosovës e cila thuhet se është shfrytëzuar seksualisht dhe për lëmoshë.
Denoncimet për këtë rast kanë ngritur shqetësim në opinionin publik dhe kanë nxitur reagime nga institucionet përkatëse në Kosovë.
Në një lidhje live për “People” në Euronews Albania, avokati Hamdi Jashari ka dhënë detaje për gjendjen e Adiles, e cila po kalon një periudhë të vështirë.
Sipas Jasharit, gjendja fizike e Adiles ka filluar të përmirësohet, por ende është e rënduar psikologjikisht.
“Gjendja e Adiles ka filluar të përmirësohet, lëndimet fizike kanë filluar të shërohen dhe mavijosjet në trup janë duke u larguar, por gjendja psikologjike mbetet ende e rënduar. Ky rast ka ngarkuar atë më tepër, pasi më 9 shkurt, në një fshat të Lipjanit, një i dyshuar ka kontrabanduar dhe ka trafikuar Adilen për rreth një vit, duke e mbajtur atë nën kontroll të vazhdueshëm dhe sistematik, duke e keqtrajtuar seksualisht dhe shfrytëzuar për lëmoshë”, tha avokati.
Një qytetare nga Mitrovica ka arritur të sigurojë fotografi të Adiles, të cilat i ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale, duke sensibilizuar opinionin publik për këtë rast. Për këtë çështje janë angazhuar të gjitha institucionet, përfshirë prokurorinë, qendrat sociale dhe ato shëndetësore, për t’i ofruar Adiles trajtimin e nevojshëm, ndonëse trajtimi i duhur ende nuk është siguruar.
Avokati Jashari ka shtuar se Adilja është një nënë e dy fëmijëve të vegjël dhe ka kaluar periudha të vështira, duke përfshirë një lidhje problematike me një person nga Kosova, i cili e ka lënë atë pas lindjes së fëmijës së parë dhe e ka detyruar të jetojë në kushte të vështira. Ai apeloi për një trajtim më të mirë të rasteve si ky dhe për mbështetje më të madhe për Adilen dhe fëmijët e saj.
“Adilja dhe djali i saj jetojnë në kushte shumë të vështira dhe shteti duhet të hapë sytë dhe të investojë më shumë në shërbime për këto raste. Ky është një rast i dhimbshëm dhe ka shumë mundësi që të ketë edhe viktima të tjera që nuk janë bërë ende të njohura,” tha Jashari.
Ai gjithashtu theksoi se shumë taksistë refuzojnë t’i ofrojnë shërbime Adiles dhe se në spitale ajo anashkalohet, duke mos marrë trajtimin e duhur. Jashari apeloi që rasti i Adiles të trajtohet si në aspektin penal, por edhe në aspektet tjera që lidhen me ndihmën e saj psikologjike dhe sociale.
“Unë apeloj që ky rast të trajtohet nga të gjitha aspektet dhe të merret seriozisht nga institucionet kompetente,” përfundoi avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West