Ndahet nga jeta diplomati dhe publicisti i njohur Shaban Murati
Diplomati dhe publicisti i njohur shqiptar, Shaban Murati, është ndarë nga jeta këtë të premte, më 14 shkurt, në moshën 79-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, gazetari Erl Murati, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QSUNT, në veçanti Dr. Entela Bashës, të cilët u kujdesën për shëndetin e babait tim, Shaban Muratit, i cili u nda sot nga jeta. Ceremonia mortore mbahet nesër, në varrezat e Sharrës, duke nisur nga shtëpia në rrugën A. Z. Çajupi (pas shkollës Edit Durham) në orën 12:00. Familja pret ngushëllime të dielën, në hotel Mondial në oraret 10:00 – 14:00 dhe 16:00 – 19:00. Të mira e gëzime”, shkruan Erl Murati
I lindur më 2 shtator 1945, Shaban Murati ishte një figurë e shquar në diplomacinë dhe publicistikën shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e politikës së jashtme të vendit. Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.
Murati ishte gjithashtu drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë, duke luajtur një rol kyç në formimin e brezave të rinj të diplomatëve shqiptarë. Përveç angazhimeve të tij në diplomaci, ai ishte një autor dhe analist i njohur, duke publikuar një sërë librash mbi çështjet e Ballkanit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ndër veprat e tij më të njohura janë:
- “Serbia kundër Serbisë: Analizë e një gjysmërevolucioni të lënë përgjysmë” (2004)
- “Enigmat diplomatike të pavarësisë së Kosovës: Fletë nga ditari i një ambasadori” (2007)
- “Vetëvrasja diplomatike e Shqipërisë dhe Kosovës” (2021)
LEXONI GJITHASHTU:
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit