Neymar “ëndërron” Barcelonën, braziliani është i përkohshëm te Santos

14 Shkurt 2025 | 14:46

Qëndrimi i Nejmar te Santos do të jetë i përkohshëm, pasi braziliani dëshiron të rikthehet sërish në Evrope. Plani i tij është ribashkimi me skuadrën e Barcelonës.

Pak javë më parë u prit në mënyrë spektakolare nga tifozët e Santos, por Neymar nuk do të qëndrojë gjatë në vendlindje. Braziliani dëshiron rikthimin në Evropë e për këtë i duhet që të arrijë formën optimale, këtu i vjen në ndihmë Santos, ku i është premtuar roli i titullarit deri në fund të sezonit, për më tepër është një idhull jo vetëm për vendin, por madje dhe për kundërshtarët të cilët në cdo ndeshje shkojnë të bëjnë foto me të.

Sipas asaj që raporton Cadena Ser, Neymar me miqtë e tij të ngushtë ka konfirmuar se ëndrra është rikthimi në Barcelonë. Sulmuesi anësor kujton vitet e arta ku fitoi disa trofe përgjatë viteve 2013-2017, mes tyre dhe Uefa Champions League. 33-vjecari është aktivizuar në 3 përballjet e fundit te Santos që prej rikthimit, ku ka marrë dhe vlerësim të kënaqshëm. Potenciali i tij është i jashtëzakonshëm, por shpesh është penalizuar nga dëmtimet.

Në rast se Neymar arrin 100% e tij nuk do të ishte e vështirë të kthehej në Evropë, teksa sa i përket kalimit te Barcelona, i duhet të dakordësohet me presidentin Laporta. Krahas kësaj, katalanasit kanë probleme financiare të cilat nuk i garantojnë atij siguri, megjithëse ende është herët për të folur për këtë çështje. Sidoqoftë, deri në verë Neymar JR do të qëndrojë tek ekipi i Santos, aty ku cilësohet lider absolut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër

Në gjashtë muajt e parë të vitit, përmes pikave kufitare në veri të vendit kanë hyrë dhe kanë dalë mbi 2 milionë shtetas dhe rreth...
17:47 | 24/07/2026

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”

Dinamo City mori një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të raundit të dytë të UEFA Conference League, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Aluminij...
17:32 | 24/07/2026