Shfaqje mbi akull në ditën e të dashuruarve, “Liqeni i mjellmave” vjen në Tiranë
Eleganca dhe magjia e baletit klasik të transformuar mbi akull mbërrin në kryeqytet. Pallati i Kongreseve në Tiranë do të mirëpresë këtë të premte një shfaqje të jashtëzakonshme që bashkon artin, muzikën dhe mjeshtërinë e patinazhit.
“Liqeni i Mjellmave,” kompozuar nga mjeshtri i madh Pjotr Iljiç Çajkovski, vjen në një interpretim të veçantë mbi akull, për të krijuar një përvojë mahnitëse dhe të rallë për të gjitha moshat.
”Këtë herë çdo gjë është ndryshe. Kemi menduar të realizojmë diçka si në një film, me shumë artistë që bëjnë gjëra interesante. Sigurisht, ky është një balet, me muzikën e Çajkovskit, më e bukura në botë, rreth së cilës bëhen të gjitha gjërat bashkë. Çdo gjë që do të jetë si në një shfaqje në teatër, vetëm se mjellma e zezë dhe e bardhë zakonisht është e njëjta, kurse këtu kemi dy artiste të ndryshme”, tha Ina Lutay, koreografe.
Përralla e dashurisë dhe intrigat e pushtetit, tema që prekin ende universalisht, por edhe shoqërinë shqiptare sot, do të përcillet me elegancë nga artistë të talentuar, të cilët me çdo lëvizje krijojnë magji mbi akull.
“Jam nga Qiproja dhe jam dymbëdhjetë vjeç. Unë jam një nga mjellmat. Spektakli do të sjellë historinë pak a shumë si çdo shfaqje normale e Liqenit të Mjellmave, por ka diçka ndryshe, që besoj është mirë ta shikoni. Është përvoja ime e parë në një produksion kaq masiv dhe në Shqipëri dhe jam e emocionuar që jam këtu”, tha një nga balerinat, Marilena Kitromilis.
Balerina tjetër, vetëm 8-vjeçe tregon se kjo është shfaqaj e dytëqë merr pjesë.
“Quhem Alisa. Jam nga Ukraina. Jam tetë vjeç dhe kam filluar të merrem me kërcim mbi akull që kur isha katër vjeç. Kjo është shfaqja e dytë ku marr pjesë”, tha Alisa Velbovets.
Muzika e pavdekshme e Çajkovskit, e kombinuar me performancat e jashtëzakonshme të patinatorëve, e bën këtë spektakël unik dhe të paharrueshëm.
Një event i përsosur për Ditën e Shën Valentinit, ku arti dhe dashuria takohen në mënyrën më të bukur.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut