Shkëmbimi i rrobave në Shkup, promovimi i kulturës së veshjeve Vintage

4 Nëntor 2024 | 19:55

“Le një rrobë që nuk e përdor më dhe merr një tjetër”, ky event u ofroi qytetarëve një mundësi për të shkëmbyer rrobat e tyre që i kanë hequr nga përdorimi me ato që kishin lënë të tjerët.

Ndër ata që kishin ardhur për të bërë ndërrime të rrobave ishte dhe Zëvendës ambasadorja e Suedisë në Shkup e cila vuri në dukje mungesën e kësaj kulture në Maqedoni dhe përhapjen e saj në Suedi, ku shkëmbimi i rrobave është bërë tashmë shumë popullor.

“Tregu i veshjeve në Suedi po përjeton një bum, dhe sidomos të rinjtë do të preferonin shumë më tepër të gjenin diçka unike dhe të veçantë në një dyqan vintage sesa të shkonin në dyqanet e mëdha. Por kam kuptuar që këtu në Shkup ende nuk ka marrë hov. Kështu që, me këtë event, shpresojmë që njerëzit të kuptojnë se të blesh veshje të përdorura dhe vintage është gjëja më e bukur që mund të bësh”,- Elisabet Dahlberg Frisk,  zv.ambasadore e Suedisë.

Nga ana tjetër, Frosina Gjorgjievska Petrov, pjesëmarrëse dhe përfaqësuese nga komuniteti vendor në Shkup, theksoi perceptimin që ekziston në Maqedoni për rrobat e përdorura, duke treguar se kultura e tyre ende nuk është përhapur sa duhet.

“Te ne nuk janë shumë të përhapura dhe nuk kemi fat që dikush të organizojë diçka të tillë. Ndërgjegjësimi te ne për të veshur rroba të dorës së dytë, pra rroba të përdorura, është disi më i ulët dhe mendojmë se rrobat e përdorura ose ato që kanë pasur një pronar të mëparshëm sjellin me vete një energji të keqe dhe se kjo nuk është diçka e pranueshme për ne.”-tha Frosina Gjorgjievska Petrov.

Ky event u organizua në Shkup në kuadër të javës së modës dhe ka për qëllim sensibilizimin e qytetareve dhe njohjen e tyre me kultura të reja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit Nr. 3 në Tiranë. Disa protestues kanë thyer xhamat e godinës së komisariatit. Policia ka ndërhyrë me...
00:15 | 05/07/2026

Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të...
22:08 | 04/07/2026

Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas rreth dy orësh tubim para Kryeministrisë, ku qytetarë, aktivistë dhe shqiptarë të ardhur nga diaspora mbajtën fjalimet e tyre, protestuesit nisën marshimin në rrugët...
21:54 | 04/07/2026