Rubio: Trump foli më gjatë me Putin sesa me Zelenskyn, se Putini nuk flet anglisht
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se telefonata e presidentit amerikan Donald Trump me liderin rus Vladimir Putin zgjati më shumë se biseda e tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky sepse Putin kishte nevojë për përkthyes, ndërsa Zelensky flet rrjedhshëm anglisht.
Rubio tha se biseda midis Trump dhe Zelensky, e cila u zhvillua më 12 shkurt, zgjati 45 minuta, tha Departamenti i Shtetit, siç raporton “Drejtësia e Ukrainës”.
Trump deklaroi se biseda e tij me Putinin zgjati më shumë se një orë, ndërsa Kremlini tha se zgjati një orë e gjysmë.
Të mërkurën, presidenti amerikan foli fillimisht me Putinin dhe më pas me Zelenskyn për fillimin urgjent të negociatave për t’i dhënë fund luftës.
Duke folur për kontaktin e tij të parë të konfirmuar me Putinin që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën se kishte pasur një bisedë “të gjatë dhe shumë produktive” me Putinin.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik