Tirana feston Ditën e Pavarësisë së Kosovës, valëvitet në kryeqytet flamuri gjigand
Sot kur Kosova feston 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Tirana është veshur me ngjyrat simbolike të shtetit më të ri në Evropë.
Në shenjë solidariteti dhe vëllazërie mes dy vendeve, në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet është shpalosur një flamur gjigant i Kosovës, duke krijuar një atmosferë festive dhe emocionuese për këtë ditë të rëndësishme.
Flamuri me ngjyrën e kaltër dhe hartën e artë të Kosovës, i zbukuruar me gjashtë yjet që përfaqësojnë komunitetet e saj, është vendosur në një nga hapësirat më të frekuentuara të Tiranës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Ndërsa disa shqiptarë të Kosovës e kanë festuan Pavarësinë në vendin tonë, dhe për ta kjo gjë nuk bën ndryshim, pasi sipas tyre Shqipëria dhe Kosova janë një.
Sakaq, liderët shqiptarë por edhe të huaj, I uruan Kosovës këtë ditë të madhe, ndërsa shprehën mbështetjen për procesin e njohjeve dhe anëtarësimin e saj në gjithë organizatat rajonale dhe në OKB.
Kosova aktualisht njihet nga 117 vende të botës.
Vendi është pjesë e disa organizatave ndërkombëtare, si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan