U përplasën me mjetin e ushtrisë, kush janë dy viktimat e aksidentit
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në rrugën kombëtare Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, ku kanë humbur jetën dy persona.
Sipas informacionit të Policisë, automjeti tip “Volkswagen Cady”, me drejtues shtetasin Pandeli Kalanderi, 58 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një automjet të ushtrisë tip “Mad”, i drejtuar nga shtetasi B. Gj., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit “Volkswagen Cady”, shtetasi Pandeli Kalanderi, ka humbur jetën, po ashtu edhe pasagjeri në këtë automjet, Shefik Salaria, 41 vjeç.
Në aksident ka mbetur i dëmtuar lehtë dhe personi që ushëtonte me mjetin e ushtrisë, i cili ndodhet nën kujdesin mjekësor në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështia mbi asfaltin e rrugës dhe shpejtësia mbi normat e lejuara.
Kthesa e Viroit është një nga segmentet më problematike për aksidentet e regjistruara në jug të vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut