‘Po protokollit italo-shqiptar’, Komisioneri i BE për Emigracionin pro riatdhesimit
Komisioneri evropian për Punët e Brendshme dhe Emigracionin, Magnus Brunner ka deklaruar se Brukseli e mbështet marrëveshjen Rama-Meloni.
“E mbështesim Italinë sa i takon protokollit me Shqipërinë”, ka thënë Brunner në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve “ANSA”.
Ai ka theksuar se, Italia është një partner shumë i rëndësishëm sa i takon çështjeve të emigracionit dhe riatdhesimeve.
“Mendoj se vendi po përpiqet të gjejë metoda të reja për të garantuar që riatdhesimet të bëhen realitet dhe në këtë aspekt është shumë e rëndësishme të kemi qasje të tilla”, ka thënë Brunner.
Ai ka shtuar se nevojitet një bashkëpunim në nivel evropian që masat kundër emigracionit të paligjshëm të funksionojnë në praktikë.
“Duhet të punojmë së bashku për të gjetur zgjidhje që të funksionojnë në praktikë dhe aktualisht unë po punoj për krijimin e një kuadri juridik për të mbështetur 27 vendet anëtare në kryerjen e riatdhesimeve në mënyrë efikase. Ndaj, ne e mbështesim plotësisht këtë objektiv të Italisë”, ka shtuar Brunner.
Deklarata në fjalë e komisionerit ndryshon disi nga ato të bëra më herët prej tij, se protokolli italo-shqiptar nuk mund t’i mbivendoset normave evropiane për emigracionin.
LEXONI GJITHASHTU:
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)