Kuvend, miratohen me 108 vota ndryshimet në kodin zgjedhor

17 Shkurt 2025 | 18:31

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 108 vota pro ndryshimet në kodin zgjedhor.

Këto ndryshime ulin në zero pagesat nga qytetarët dhe sigurojnë një mbulim të plotë sa u takon shpenzimeve postare për votat nga jashtë.

Një tjetër ndryshim ligjor siguron numërimin e votave që do të kthehen nga posta prej një komisioni të balancuar dypartiak.

Kreu i PD Sali Berisha kërkoi votat në Kuvend për Besim Ndregjonin, propozimi i opozitës për Avokat të Popullit. Kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi u shpreh se ka munguar procesi i konsultimit.

“Ne nuk kemi një qëndrim për Besim Ndregjoni dhe nuk kemi kundërshtime për asnjë emër”, tha Peleshi.

“Mos e hidhni në vote dhe e konsultojmë. Dhe biem dakord për përfaqësuesin e shquar të të përndjekurve politikë”, u shpreh Berisha.

Në fund palët ranë në dakordësi që të ta heqin nga rendi i ditës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026