RENEA kontrolle në Dobraç të Shkodrës, shoqërohet Safet Bajri

18 Shkurt 2025 | 07:59

Forcat RENEA kanë kryer kontrolle në Dobraç të Shkodrës që në orën 5:30 mëngjesin e kësaj të marte. Nga ky aksion i RENEA-s janë kryer kontrolle në banesat e familjes Bajri ku sipas burimeve, pas kontrolleve aty është shoqëruar për tu marrë në pyetje Safet Bajri.

Kontrollet e zhvilluara nga këto forca speciale qëndrojnë lidhur me masakrën e Dobraçit ku u vranë 4 persona, mes tyre 2 të pafajshëm.

Ndërkaq, burime bëjnë me dije se nga SPAK janë lëshuar 5 urdhërarreste që pritet të ekzekutohen ditët në vijim, dy nga të cilat janë në ngarkim të shtetasve Izmir Sakica dhe Samuel Troshani të cilët janë vetëdorëzuar në Policinëe Shkodrës për një vepër tjetër penale ku më pas, SPAK ka ngritur akuzën për përfshirje të tyre në ngjarjen e 30 tetorit në Dobraç.

Tjetër urdhër arrest është lëshuar në ngarkim të një personi i cili ka vjedhur makinën me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja në zonën e Dobraçit.

Dy personat e tjerë janë ende të panjohur nga Prokuroria e Posaçme.

Më 30 tetor 2024 në zonën e Dobraçit persona ende të paidentifikuar qëlluan nga një makinë drejt makinës, tip Benz S-Class, ku po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe një person i tretë.

Nga të shtënat makina që drejtohej nga Hamza Lici, 23 vjeç humbi kontrollin dhe përplasi motorin ku udhëtonin dy qytetarë të pafajshëm, çifti Flutura dhe Bashkim Basha të cilët humbën jetën.

Ndërsa Arlind Bushati humbi jetën, po atë ditë pak orë më pas në spital.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026