Policia njoftim zyrtar për vrasjen në Shkodër: Kush janë viktima dhe e plagosura

18 Shkurt 2025 | 11:56

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën paraditen e së hënës, ku një i ri ka humbur jetën ndërsa një vajzë ndodhet në gjendje kritike në spitalin e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”, ku dy persona janë gjetur brenda një automjeti me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, viktima është identifikuar si Kolë Manaj, 34 vjeç, ndërsa e plagosura si Anila Prendushi.

Dyshohet se Manaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj Anila Prendushit, duke e lënë atë në gjendje të rëndë, dhe më pas ka vrarë veten.

“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kolë Manaj 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.Shtetasi Kolë Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prendushi, është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat policore, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Brenda automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë, ndërsa nuk raportohen dëmtime të jashtme në automjet.

“Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë”, thuhet në njotimin e policisë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të sqaruar motivet dhe dinamikën e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026