I riu qëllon të dashurën dhe pastaj veten, detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër
Një ngjarje tragjike ka tronditur në qytetin e Shkodrës paraditen e kësaj të hëne, ku një person është gjetur i vdekur dhe një tjetër në gjendje të rëndë në lagjen Mark Lula.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se dyshohet për një krim pasioni. Sipas informacioneve paraprake, një 34-vjeçar i identifikuar si Kolë Manaj, ka qëlluar me armë zjarri të dashurën, Anila Prendushi, duke e plagosur rëndë.
Ndërkohë që më pas i riu ka qëlluar dhe veten me plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ka ndodhur brenda një makine pranë një lulishteje në vendin e quajtur Fusha e Drruve, në një bllok banimi në hyrje të qytetit të Shkodrës.
“Dyshohet që një i ri ka qëlluar të dashurën dhe më pas ka dhënë fund jetës së tij, kjo është ajo që kemi mësuar deri tani. Pra, dyshohet se është një krim pasioni, këto janë të dhënat deri tani,” tha për Euronews Albania, korrespondenti nga Shkodra, Teodor Gjerga.
Vajza ndodhet në luftë me jetën, teksa po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në reaminacion.
“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë”, njofton policia e Shkodrës.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë