Kapet me armë/ Policia shtrin në tokë të riun te “Zogu i Zi”, tentoi të arratisej

19 Shkurt 2025 | 08:45

Policia e Tiranës organizoi operacionin “Flagranca”, duke goditur një tjetër rast të tentativës për shitje të armëve të zjarrit ndërsa në pranga ranë dy persona.

“U arrestua në flagrancë shtetasi P. B., 26 vjeç, i cili dyshohet se po tentonte të shiste një armë zjarri pistoletë në kryeqytet. Verifikimet treguan se ai ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”, thuhet në njoftimi ne policisë.

Gjatë kontrollit, policia sekuestroi:

  • Një armë zjarri pistoletë me një krehër fishekësh,
  • Tre celularë,
  • Një automjet tip “Honda”, me të cilin qarkullonin të dy të dyshuarit.

“Gjithashtu, u vu në pranga edhe shtetasi G. B. (S.), 37 vjeç, i cili dyshohet se ndihmonte 26-vjeçarin në këtë veprimtari të paligjshme. Gjatë ndalimit nga policia në zonën e njohur si “Zogu i Zi”, ai kundërshtoi me dhunë punonjësit e rendit dhe tentoi të largohej”, thotë policia.

Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar në të dhëna të siguruara nga inteligjenca informative.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht këtë rast dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë në veprimtari të paligjshme. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026