SPAK përgjigje në distancë kritikave të Ramës për masa represive e jo proporcionale
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka reaguar për herë të parë ndaj kritikave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi organin e akuzës për shkelje të standardeve duke abuzuar me dhënien e masës së sigurisë “arrest me burg” për personat që janë nën hetim.
Në përgjigje të deklaratave të kreut të qeverisë, SPAK ka publikuar një sërë të dhënash mbi çështjet penale që po heton, duke theksuar se masa e sigurisë “arrest me burg” nuk zbatohet në mënyrë abuzive.
Sipas të dhënave të SPAK për vitin 2024 janë kryer hetime ndaj 629 personave.
- Prej tyre, 236 persona (37.5%) janë hetuar nën masën e sigurisë “arrest me burg”, bazuar në nenin 238 të Kodit të Procedurës Penale.
- 246 persona (39.1%) janë hetuar në gjendje të lirë.
- 147 persona (23.4%) janë hetuar me masa të tjera sigurie.
Lidhur me të paraburgosurit, SPAK ka publikuar edhe raportin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vitin 2024:
- Numri total i personave në paraburgim është 2,791.
- Nga këta, vetëm 270 persona (9.7%) janë të hetuar nga SPAK.
Publikimi i të dhënave duket se vjen si një kundërpërgjigje e Prokurorisë së Posaçme ndaj akuzave për përdorim të tepruar të masës së sigurisë “arrest me burg”, duke argumentuar se veprimet e saj bazohen në ligj dhe në standardet e drejtësisë penale.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut