PD kërkesë në KQZ për regjistrimin në zgjedhje, zbardhet shkresa

19 Shkurt 2025 | 15:35

Kryetari i Partië Demokratike Sali Berisha ka dorëzuar këtë të mërkurë në KQZ shkresën me kërkesën për regjistrimin e këtij subjekti politik për zgjedhjet e 11 majit.

“Unë z.Sali Berisha në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe në mbështetje të nenit 64 të Kodit Zgjedhor, paraqes kërkesën për t’u regjistruar si Subjekt Zgjedhor, në Zgjedhjet për Kuvend”,-thuhet në shkresën e drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor.


Në këto zgjedhje Sali Berisha futet për herë të parë si kryetar i Partisë Demokratike që prej 2013, kur ai dha dorëheqjen si kryetar i partisë pasi humbi zgjedhjet.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të mbajtura në maj të vitit 2023, Sali Berisha është futur në zgjedhje me koalicionin “Bashkë Fitojmë”, pasi ishte u përjashtua nga Partia Demokratike. Në këtë koalicion morën pjesë disa deputetë demokrat, Partia e Lirisë me kryetar Ilir Metën dhe Partia Demokristiane e Shqipërisë me kryetar Nard Ndokën.

Gjithashtu në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Demokratike u fut në zgjedhje nën drejtimin e Enkelejd Alibeaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026