“Futemi me frontin e të rinjve në zgjedhje”, Shabani: Çfarë emri do ketë koalicioni

19 Shkurt 2025 | 21:27

Kryetari i partisë Nisma Thurje, ishte këtë të mërkurë në Barometri në Euronews Albania ku tha se ekziston mundësia e krijimit të një koalicioni mes Shqipëria Bëhet e drejtuar nga Adriatik Lapaj, por edhe me parti të tjera të reja.

Ai tha se po diskutojnë për të krijuar një front të të rinjve, ndërkohë sipas tij po diskutohet edhe emri që ky koalicion mund të mbajë. Sipas tij emri i këtij koalicioni mund të jetë diçka që të përfshijë emrat më të njohur për publikun, që në këtë rast janë emrat e partive Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet.

“Jemi duke folur me disa aktor të rinj, për të bërë një front të të rinjve përballë klasës së vjetër. Ne u regjistruam dje në KQZ për këto zgjedhje, Shqipëria Bëhet është rregjistruar dje në këto zgjedhje, ka edhe disa parti të tjera të reja, disa të njohura disa jo shumë të njohura, është një  Parti e Punëtorëve, është një grupim nga diaspora. Por krijojmë një front të të rinjve.

Çështja e emrit është gjithashtu një diskutim, jo çështje egoizmi, por është më shumë teknik, pasi ne kemi shumë pak hapësirë për “branding” që njerëzit të njohin logon, emrin, e subjektit dhe të kandidatëve. Ndaj ne duam të gjejmë një zgjidhje më eficente për të gjithë. Diçka që të jetë efektive dhe të jetë më e ndershme për të gjithë, kështu që duam të qendrojmë te termat dhe emrat e njohur për publikun”,-tha Endri Shabani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026