Plagosja me armë zjarri në Kukës, vetëdorëzohet autori

19 Shkurt 2025 | 22:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës, ku një 29-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas informacioneve 29-vjeçari E.H.,ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë rreth orës 21:00, shtetasi S. M., 25 vjeç, i dyshuari kryesor për këtë ngjarje, është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e zjarrit tip pistoletë, që mendohet se është përdorur në krim.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella

Një fenomen i fortë atmosferik ka goditur zonën e Lubinjës në Bashkinë Gramsh, ku reshjet intensive të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi...
09:27 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026