Presidenti kinez Xi Jinping pritet të vizitojë SHBA, s’ka detaje mbi afatin kohor

20 Shkurt 2025 | 20:55

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se priste një vizitë të Presidentit kinez Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara, por pa dhënë një afat kohor se kur pritej vizata e tij.

Presidenti Trump i bëri këto komente para gazetarëve në avionin presidencial “Air Force One” dhe tha se “është e mundur” që Shtetet e Bashkuara dhe Kina të arrijnë një marrëveshje të re tregtare. Një bisedë mes presidentëve Xi dhe Trump shihet si thelbësore për lehtësimin ose shtyrjen e mundshme të tarifave tregtare.

“Ne do të kemi për vizitë Presidentin Xi dhe gjithë që vijnë (në SHBA)”, tha Presidenti Trump, ndërsa foli gjithashtu për udhëheqës të tjerë që mund të vizitojnë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Xi udhëtoi për herë të fundit në Shtetet e Bashkuara në nëntor të vitit 2023, në vizitën e tij të pestë në vend si president kinez, për një samit me Presidentin e atëhershëm amerikan Joe Biden, që rezultoi në një marrëveshje për të rifilluar komunikimet ushtarake mes dy vendeve dhe për të kufizuar prodhimin e fentanilit.

Presidentët Trump dhe Xi kishin folur pak përpara se Presidenti Trump të merrte detyrën më 20 janar dhe diskutuan çështje të ndryshme, duke përfshirë TikTok-un, tregtinë dhe Tajvanin.

Presidenti Trump u tha gazetarëve të mërkurën se ai po bisedon me Kinën për TikTokun pasi Shtetet e Bashkuara, ndërsa Uashingtoni po përpiqet të ndërmjetësojnë një shitje të aplikacionit popullor në pronësi të firmës kineze ByteDance. Presidenti Trump tha javën e kaluar se kishte folur me zotin Xi që kur mori detyrën gjithashtu, por nuk ofroi detaje mbi temat e asaj bisede.

Ministria e Jashtme e Kinës nuk reagoi drejtpërdrejt ndaj komenteve të zotit Trump atë ditë dhe në vend të kësaj i referoi gazetarët në thirrjen e tyre “të planifikuar” përpara se Presidenti Trump të merrte detyrën.

Uashingtoni dhe Pekini kanë pasur marrëdhënie të tensionuara për vite me radhë për shkak të qëndrimeve të ndryshme mbi çështje që variojnë nga tregtia, tarifat dhe siguria kibernetike, deri tek çështjet që lidhen me TikTokut, Tajvanit, Hong Kongut, të drejtat e njeriut dhe origjinën e COVID-19.

Presidenti Trump gjithashtu u tha gazetarëve se mund të bënte një marrëveshje me Rusinë për luftën në Ukrainë.

“Ne mund të bëjmë një marrëveshje me Rusinë për të ndaluar vrasjet”, tha zoti Trump, duke shtuar se mendonte se rusët donin që lufta të përfundonte.

“Mendoj se ata i kanë një avantazh të vogël, sepse kanë marrë shumë territor”, tha Presidenti Trump.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026