Altin Dumani flet mbi strategjinë e SPAK kundër krimeve zgjedhore

21 Shkurt 2025 | 13:01

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë një takimi të mbajtur lidhur me krimet zgjedhore, ka folur  për hartimin e një strategjinë që institucioni i SPAK synon të zhvillojë me qëllim parandalimin e veprave penale në këtë proces.

Dumani ndërkaq, ka theksuar se çfarë qasje synon të ketë SPAK lidhur me hetimet dhe mbrojtjen e integritetit të proceseve zgjedhore.

“Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka hartuar një strategji, qëllimi i së cilës është të parandalojë dhe hetojë në mënyrë të plotë në transparencë veprat penale gjatë zgjedhjeve për kuvendin 2025. Me miratimin e kësaj strategjie, kemi reflektuar shqetësimet e organizatave të shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare.

Lidhur me qasjen tonë të hetimit ndaj krimit zgjedhor, së pari hetimi i krimeve zgjedhore është një detyrim ligjor. Hetimi i veprave penale të krimit zgjedhor do të bëhet pa asnjë lloj paragjykimi.

Duke vlerësuar mbrojtjen e integritetit të proceseve zgjedhore, kuvendi i Shqipërisë, në rezolutën e tij të vitit 2024 për SPAK ka rekomanduar që ky institucion të ketë një qasje proaktive, duke i kushtuar vëmendje të veçantë hetimit të krimeve zgjedhore”, tha Altin Dumani.

Ai shtoi se grupet hetimore do të jenë në terren me qëllim që të trajtohen të dhënat dhe nëse do të ketë vend për ndjekje penale. Nuk është puna e SPAK për të ndërhyrë në fushatë, por ka për detyrë që kur ndeshet me raste të krimeve penale që janë pjesë e kompetencave të saj, të hetojë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026