Qeveri e përkohshme në Kosovë? Gazetari: Ja kush do të jetë kryeministër
Gazetari Rid Berisha tha në një intervistë për Euronews Albania se 2 javë pas zgjedhjeve Kosova është ende në udhëkryq sa i përket formimit të një qeverie.
Ai theksoi se përfliten disa skenarë se si mund të formohet qeveria e re, dhe në të gjitha rastet bëhet fjalë për një qeveri të përkohshme që do të duhet të kërkojë sërish votëbesimin.
“Skema që po ideohet është të insistohet për një qeveri të përkohshme me një kryeministër që nuk është fare pjesë e garës së fundit politike, një qeveri teknike për të adresuar prioritetet që lidhen me dialogun dhe për të mbyllur çështjen e dialogut pastaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme kur të zgjidhet presidenti i ri. Versioni tjetër është që Kurti dëshiron të mbetet kështu siç është, kryeministër të detyrë, duke insistuar që vendin ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme në një kohë me zgjedhjet lokale që mbahet në tetor apo nëntor të këtij viti, dhe ta shfrytëzojë pozicionin si lider i partisë për të qeverisur në më shumë komuna se çfare ka tani”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran