Jo vetëm SHBA-ja, edhe BE i propozon Ukrainës një marrëveshje për mineralet e rralla
Pas deklaratave të Donald Trump, se Uashingtoni është afër nënshkrimit të një marrëveshjeje me Kievin për marrjen e të drejtave të pasurive natyrore, edhe Bashkimi Evropian ka ofruar një marrëveshje për mineralet e rralla të Ukrainës.
Komisioneri i BE-së për Strategjinë Industriale, Stéphane Séjourné, tha se ai ka propozuar një marrëveshje alternative për autoritetet ukrainase gjatë një vizite në Kiev, për 3-vjetorin e nisjes së luftës.
“Shtatëmbëdhjetë nga 30 materialet kritike që Evropa ka nevojë mund të sigurohen nga Ukraina në një partneritet të dobishëm për të dyja palët,” tha Séjourné, sipas AFP-së.
“Vlera shtesë që ofron Evropa është se ne kurrë nuk do të kërkojmë një marrëveshje që nuk është reciprokisht e dobishme,” shtoi ai.
Presidenti Trump ka bërë kërkesa gjithnjë e më agresive për Ukrainën për të drejtat mbi pasuritë e saj minerale, duke kërkuar deri në 500 miliardë dollarë kompensim për mbështetjen ushtarake që Uashingtoni i ka dhënë Kievi.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka refuzuar deri tani të nënshkruajë dy projekte marrëveshjesh të propozuara nga administrata e Trump, duke thënë se kushtet të cilat përfshinin dorëzimin e mineraleve ishin tepër të ashpra.
“Nuk do të nënshkruaj atë që 10 breza ukrainas do të detyrohen ta paguajnë,” tha Zelenskyy në një konferencë për shtyp të dielën.
Por Trump insistoi të hënën se një “marrëveshje përfundimtare” është “shumë afër”.
Ukraina ka depozita të mëdha të elementeve dhe mineraleve kritike, nga litiumi deri te titani, të cilat janë thelbësore për prodhimin e teknologjive moderne dhe baterive elektrike.
Po ashtu, Ukraina ka rezerva të mëdha karboni, si dhe naftë, gaz dhe uranium, por shumë nga këto ndodhen në territore që janë nën kontrollin e Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tankeri i parë francez kalon Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës Iran-SHBA
Kaja Kallas reagon pas deklaratës së ministrit izraelit për ndërprerje kontaktesh
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit
- 14:09 Kakavijë, vera rrit fluksin në kufi, 4 mijë persona dhe 1500 automjete lëvizën në 24-orë
- 14:04 Tankeri i parë francez kalon Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës Iran-SHBA
- 13:58 Mungoi në seancë pas njoftimit të largimit nga grupi i PS, karrigia e Marjana Koçekun zihet nga deputetja e Vlorës
- 13:55 Kaja Kallas reagon pas deklaratës së ministrit izraelit për ndërprerje kontaktesh
- 13:49 Parashutisti rrëzohet në det gjatë uljes, dy pushues i shpëtojnë jetën (VIDEO)
- 13:46 Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”