Lavrov kundërshton presidentin Trump për trupa paqeruajtëse evropiane në Ukrainë

26 Shkurt 2025 | 15:12

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kundërshtuar dislokimin e trupave paqeruajtëse evropiane në Ukrainë. Lavrov e ka cilësuar këtë ide si një përpjekje për të “nxitur më tej konfliktin”. Gjatë një konference për shtyp në Katar, Lavrov i cilësoi deklaratat si manovra për të dërguar më shumë armë në Kiev.

Reagimi i kryediplomatit rus vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se pas një marrëveshjeje paqeje mund të ishte e nevojshme “një formë paqeruajtjeje” në Ukrainë. Të hënën, Trump deklaroi se Moska ishte e hapur për pranimin e paqeruajtësve evropianë, por deklarata u përjashtuan nga kryedplomati rus.

Lavrov përjashtoi çdo mundësi për ngrirjen e konfliktit në vijën aktuale të frontit, duke nënvizuar se forcat ruse do të vijojnë luftimet derisa të marrin nën kontroll të katër rajonet ukrainase që Moska i ka shpallur si pjesë të saj.

“Disa sugjerojnë ta lëmë vijën e frontit aty ku është, duke ndarë zonat në ruse dhe ukrainase. Kjo nuk do të ndodhë. Ne kemi një kushtetutë të bazuar në vullnetin e popullit,” deklaroi Lavrov.

Moska e konsideron Donetskun, Luhanskun, Khersonin dhe Zaporizhzhian si territore ruse, pavarësisht se nuk i ka nën kontroll të plotë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026