KQZ shtyn regjistrimin e koalicionit të Bashës për zgjedhjet e 11 majit, mungonte…

26 Shkurt 2025 | 16:18

Koalicioni Euroatlantik, i drejtuar nga Lulzim Basha, i ka kërkuar KQZ-së shtyrjen e afatit të regjistrimit, pasi ende nuk ka marrë vendimin e formës së prerë nga gjykata për ndryshimin e emrit nga “Partia Konservatore” në “Demokratët Euroatlantikë”.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi e pranoi kërkesën e përfaqësuesit të këtj koalicioni dhe i dha kohë deri të hënën për dorëzimin e këtij vendimi.

Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Ibrahim Sako, sqaroi situatën ligjore:

“Është e vërtetë që vendimi i gjykatës ende nuk ka marrë formën e prerë. Gjykata ka konstatuar ndryshimet dhe ka dhënë vendimin më 14 shkurt 2024. Për shkak të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe afateve të shkurtruara, ne ende nuk e kemi marrë vërtetimin në formën e prerë. Në kërkesën e paraqitur pranë KQZ-së, kemi përfshirë vendimin e gjykatës dhe një vërtetim sipas gjendjes aktuale, ku subjekti figuron ende me emrin ‘Partia Konservatore’. Meqenëse vendimi i formës së prerë pritet të dalë të shtunën, ne kemi kërkuar që shqyrtimi dhe vendimmarrja të shtyhen për të hënën, në mënyrë që të kemi mundësinë ta dorëzojmë në kohë”, tha Sako.

Celibashi pranoi që KQZ të priste deri të hënën për dorëzimin e vërtetimit nga gjykata, pasi pas kësaj date përfundon edhe afati për regjistrimin e koalicioneve.

Ky subjekt politik është instrumenti ligjor përmes të cilit (Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë), të drejtuar nga Lulzim Basha, synojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

Demokratët Euroatlantikë tashmë kanë shpallur 55 kandidatët e parë dhe kanë prezantuar programin e tyre, duke synuar të jenë një alternativë në zgjedhjet e ardhshme politike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026