Nga Uganda në Shqipëri, historia e punëtoreve të huaja që po mbushin tregun e punës

26 Shkurt 2025 | 17:27

Bizneset shqiptare po rekrutojnë punëtorë të huaj në sektorë të ndryshëm për t’u përgatitur për sezonin veror, ndërsa shumë shqiptarë kërkojnë mundësi punësimi jashtë vendit.

Xhoi është 26 vjeç nga Uganda. Në vendin e tij punonte si elektriçist, por të ardhurat nuk mjaftonin për të mbuluar kushtet bazë të jetesës. Zgjidhjen e gjeti në Shqipëri.

“Jam e lumtur me punën këtu. Po kërkoja mundësi të reja dhe vendosa të lë vendin tim. Në Ugandë nuk paguhesha mirë. Këtu ndihem më mirë dhe kam në plan të qëndroj për 2-3 vite të tjera”, thotë Joyce Dorenab.

Punonjësit e huaj kërkohen me kualifikime të ndryshme, sipas nevojave të bizneseve.

Një nga sektorët me më shumë kërkesë është ai i terapistëve në SPA, ku në pesë vitet e fundit shumica e punonjësve janë vajza emigrante.

“Jam nga Bali, Indonezia. Pas pandemisë, çdo gjë në vendin tim ishte e mbyllur. Në Shqipëri kishte nevojë për terapiste dhe aplikova. Punoj këtu që prej vitit 2022. Tani po përfundoj kontratën dhe mendoj të kthehem në vendin tim, por ende nuk e di çfarë do të bëj më pas”, thotë Eka Suciantari.

Ekspertët: Kompanitë shqiptare duhet të ndryshojnë praktikat e punës

Sipas ekspertëve, bizneset duhet të përmirësojnë kushtet e punës për të mbajtur punonjësit shqiptarë, përndryshe ky fenomen do të bëhet gjithnjë e më i zakonshëm.

“Fenomeni i shkëmbimit të punonjësve do të vijë duke u rritur. Vende si Gjermania dhe Spanja ofrojnë paga më të larta dhe Shqipëria është e pambrojtur përballë kësaj konkurrencë”, thotë eksperti i punësimit Erion Muça.

Në vitin 2024, mbi 13 mijë të huaj u regjistruan për të punuar në Shqipëri, një shifër që po rritet çdo vit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026