“Nuk i njohim, s’kemi faj”, fermeri kërkon transparencë mbi tregtimin e pesticideve

26 Shkurt 2025 | 18:22

Fermeri nga Berati, Mario Begaj, ka folur për emisionin “People” në Euronews Albania lidhur me arrestimet e fundit për çështjen e mandarinave me pesticide.

Ai theksoi se fermerët janë hallka e fundit në këtë zinxhir dhe shpesh nuk kanë informacionin e duhur për përdorimin e pesticideve të lejuara.

“Sapo na duhet një preparat ose pesticide, shkojmë në pikat e blerjes, shprehim shqetësimin dhe blejmë produktin e sugjeruar. Pretendohet se këto produkte shiten nga agronomë, por nëse janë të ndaluara dhe nuk lejohen në bujqësi, atëherë lind pyetja: Pse lejohen të hyjnë në treg dhe kush i autorizon këto shitje?” – u shpreh Begaj.

Ai shtoi se fermerët synojnë gjithmonë cilësinë e produkteve të tyre, por përballen me mungesë kontrolli dhe informacioni mbi produktet që përdorin.

“Sipërfaqja ime është 3 dynym. Kam sera ku kultivoj perime dhe të tjera me qira. Të gjithë fermerët kanë një agronom që vjen dhe shikon problemet. Problemi është se fermerët nuk blejnë gjithmonë në të njëjtin vend dhe mund të ndodhë që një produkt i caktuar të blihet në pika të ndryshme shitjeje, pa e ditur nëse është i lejuar apo jo,” shtoi ai.

Begaj thekson se problemi qëndron te kontrollet dhe lejimi i këtyre produkteve në treg, gjë që i vendos fermerët në një situatë të pafavorshme dhe të rrezikshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026