Mandarinat me pesticide, flet babai i fermerit të arrestuar: Djali është i pafajshëm
Hekuran Tafa, babai i fermerit Elton Tafa, i arrestuar mëngjesin e sotëm së bashku me dy persona të tjerë, deklaron se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me mandarinat e kthyera nga Kroacia dhe bën apel për drejtësi.
Ai shprehet i tronditur nga lajmi i arrestimit, të cilin e mësoi përmes mediave dhe fqinjëve.
“Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Mandarinat me pesticide nuk i ka nxjerrë ai në treg. Ai thjesht është një fermer që punon ndershmërisht për të siguruar jetesën e familjes së tij. Nuk mund të bëhet fajtor dikush që nuk ka pasur kontroll mbi këtë proces. I bëj apel shtetit që të veprojë me drejtësi dhe të mos ndëshkojë të pafajshmit,” – u shpreh Hekuran Tafa.
Ai shtoi se djali i tij nuk e ka marrë mbrapsht produktin e mandarinave të kthyera nga Kroacia. Sipas tij, Elton Tafa ka marrë vetëm një gjobë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe i është komunikuar se produkti do të groposet.
Në lidhje me praninë e pesticidit “Fosmet” në mandarina, Hekuran Tafa deklaron se nuk kemi të bëjmë me një substancë helmuese, pasi edhe vetë familja e tij i ka konsumuar ato.
“Ne i kemi ngrënë mandarinat dhe nuk kemi pasur asnjë problem. Nuk ka qenë e qartë për asnjë fermer që ky pesticid nuk lejohet nga BE. E përdorin të gjithë fermerët,” – tha ai jashtë kamerave.
Ngjarja
Prokuroria e Beratit njoftoi sot se, pas një hetimi disa mujor mbi përdorimin e lëndëve të ndaluara në prodhimet bujqësore, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, ka arrestuar tre persona:
Arben Dyli, 56 vjeç (administrator i një pike grumbullimi)
Elton Tafa, 46 vjeç (fermer)
Elson Tahiraj, 30 vjeç (inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve)
Sipas hetimeve, dyshohet se fermeri Elton Tafa ka shitur një sasi prej rreth 10 ton mandarina tek Arben Dyli, administrator i një pike grumbullimi. Më pas, ky i fundit i ka eksportuar drejt Kroacisë.
Pasi autoritetet kroate kryen analizat e nevojshme, u zbulua se mandarinat përmbanin nivele të larta të pesticidit “Fosmet”, një substancë e dëmshme për shëndetin dhe e ndaluar për përdorim.
Për këtë arsye, ngarkesa e mandarinave u kthye në Shqipëri, ku sipas hetimeve, Arben Dyli nuk e asgjësoi sipas rregullave, por e riktheu në treg.
Gjithashtu, dyshohet se inspektori Elson Tahiraj ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme, përfshirë edhe atë të Arben Dylit.
Hetimet për këtë rast vijojnë, ndërsa tre të arrestuarit pritet të dalin para gjykatës në ditët në vijim.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën