3 parti formojnë qeverinë austriake, ekstremistët: Koalicioni i dështakëve
Tre partitë kryesore të qendrës në Austri kanë arritur një marrëveshje për formimin e koalicionit qeverisës, pa përfshirjen e ekstremistëve të djathtë të Partisë së Lirisë, FPO.
Akordi është arritur 5 muaj pasi FPO fitoi zgjedhjet parlamentare të vendit, që është dhe periudha më e gjatë pa qeveri e Austrisë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Përpjekja e parë për të formuar një koalicion qeverisës me të njëjtat parti dështoi në janar, duke bërë që menjëherë më pas detyra për formimin e ekzekutivit t’i kalonte partisë euro-skeptike dhe pro-ruse, FPO, e cila dështoi gjithashtu.
Tani, Partia e Popullit, Social Demokratët dhe Liberalët e Rinj arritën marrëveshjen. Qeveria trepartiake, e para në Austri që nga fundi i viteve ’40, do të marrë detyrën javën e ardhshme.
Duke reaguar, kreu i ekstremistëve Herbert Kickl e cilësoi qeverinë e re si “koalicioni i dështakëve” dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme, nisur nga rezultatet e sondazheve që sugjerojnë se partia e tij do të siguronte më shumë se 29 për qind të votave.
Koalicioni i ri do të jetë nën presion për të dhënë rezultate të shpejta në tkurrjen e deficitit buxhetor dhe shmangien e luftërave të brendshme që kanë çuar në rënien e qeverive të mëparshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk