Vangjeli: PD i quan të larta kërkesat e PL-së për vendet e sigurta

27 Shkurt 2025 | 21:36

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ka folur për kërkesat e Partisë së Lirisë (PL) ndaj Partisë Demokratike (PD) për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas tij, PL ka kërkuar 8 vende të sigurta në listë, por për PD-në ky numër është i lartë dhe i papranueshëm.

“Berisha është nën proces gjyqësor, ndërsa Meta i paraburgosur. Kjo është aleanca e opozitës. PL kërkon 8 vende të sigurta, por PD e ka konsideruar këtë kërkesë të tepërt. Gjithsesi, dinamikat mund të ndryshojnë,” tha Vangjeli.

Duke folur për listat e kandidatëve, ai tha se Berisha po hyn në këto zgjedhje me të njetët emra që dikur betoheshin për Lulzim Bashën.

“Shumica e tyre ishin njerëz që dikur betoheshin se Lulzim Basha do të bëhej kryeministër dhe tani e cilësojnë atë si tradhtar,” theksoi ai.

Sipas Vangjelit nuk kuptohet nëse qeverisë i intereson që Ilir Meta të mbetet në paraburgim ose jo, duke e krahasuar këtë situatë me atë të Fatos Nanos në 1996.

“Meta do të bënte fushatë nga izolimi, një skenar që kemi parë më parë me Nanon,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026