Telefonata që zbuloi 49-vjeçarin që vrau të dashurën në Tiranë, krimi me paramendim
Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e palestinezes nga bashkëshorti i saj. Hetuesit dyshojnë se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim. Autori, pas krimit, u largua nga Rinasi për në Athinë, më pas në drejtim të Holandës dhe, përmes transportit publik, udhëtoi për në Gjermani.
Motivet e vrasjes së ndodhur këtë të enjte në Tiranë janë ende të paqarta për hetuesit.
Çifti i palestinezëve prej disa vitesh jetonin në Mynih të Gjermanisë. Kamerat e sigurisë në Rinas kanë kapur momentin kur, më datë 19 shkurt, Fadi Alwan, së bashku me bashkëshorten e tij, Rayyan Alwan, kanë mbërritur në territorin shqiptar.
Kjo ishte hera e parë që vizitonin Shqipërinë. Tek kontrolli i pasaportave kanë paraqitur dokumente greke.
Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje përmes një telefonate. Ka qenë pronarja e banesës ajo që ka deklaruar se çifti e kishte telefonuar me një numër gjerman.
Autoritetet tona kanë kontaktuar me oficerin e kontaktit në Gjermani dhe, pas verifikimeve, numri nuk ka qenë në emrin e 49-vjeçarit, por të një personi tjetër.
Ky i fundit ka treguar se numri përdorej nga Fadi Alëan.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se 49-vjeçari, pas kryerjes së krimit, u largua nga banesa më 22 shkurt dhe, po këtë ditë, është larguar në mbrëmje nga Rinasi drejt Greqisë.
Pasi ka shkuar në Athinë, ka udhëtuar drejt Amsterdamit. Dyshohet se më pas ka përdorur transport publik për të lëvizur drejt Gjermanisë.
Policia dyshon se bashkëshorti i saj e ka qëlluar për vdekje 24-vjeçaren ditën që është larguar nga Shqipëria dhe, si fillim, e ka dhunuar, më pas e ka vrarë me thikë dhe e ka mbuluar me çarçaf.
Hetuesit kanë dyshime të forta se kemi të bëjmë me vrasje me paramendim, duke nisur që nga mënyra se si është kryer krimi, lëvizjet e qeta të 49-vjeçarit dhe fshehja e të gjitha dokumenteve për të humbur gjurmët.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West