Prezantohet projekti i ri 3-vjeçar: Fund dhunës me bazë gjinore në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë dhe UNFPA janë bashkuar në luftën kundër dhunës me bazë gjinore në Shqipëri.
Me mbështetjen e Qeverisë Italiane, sot është prezantuar projekti 3-vjeçar, i cili do të zbatohet në 9 bashki të vendit i cili fokusohet në forcimin e barazisë, luftimin e diskriminimit, fuqizimin e grave dhe respektimin e të drejtave të njeriut, me synimin për të reduktuar dhunën ndaj grave dhe vajzave.
“Sot hedhim një hap tjetër shumë të rëndësishëm përpara, duke zgjeruar më tej ombrellën tonë mbrojtëse. Përmes këtij projekti 3-vjeçar, fuqizojmë kapacitetet tona kundër dhunës në bashkitë e Tiranës, Vlorës, Korçës, Pogradecit, Dibrës, Klosit, Kolonjës, Konispolit dhe Selenicës. Dua të theksoj se ky projekt ka një meritë të veçantë, pasi nuk synon vetëm të trajtojë pasojat e dhunës, por adreson edhe shkaqet e saj thelbësore”. tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
“Pavarësisht progresit, dhuna me bazë gjinore dhe stereotipet gjinore mbeten ende një sfidë e rëndësishme në Shqipëri. UNFPA është e përkushtuar për të ndihmuar në tejkalimin e këtyre sfidave dhe presim me padurim rezultate pozitive, jo vetëm në bashkitë e përfshira në projekt, por në mbarë vendin”, tha Përfaqësuesja e UNFPA në Shqipëri, Justine Coulson.
Ky projekt, i mbështetur nga Qeveria Italiane, synon të fuqizojë kapacitetet kundër dhunës dhe të sigurojë që gratë dhe vajzat në Shqipëri të jetojnë një jetë pa dhunë.
“Dhuna ndaj grave nuk prek vetëm viktimat, por krijon një cikël frike dhe padrejtësie me ndikime të thella sociale”, tha Ambasadori i Italisë në Shqipëri.
Ndërkohë, Ambasadorja dhe Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, deklaroi se kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt garantimit të një jete të sigurt për gratë dhe vajzat në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut