Zelensky reagon pas përplasjes me Trump: Ukrainasit nuk janë vetëm

1 Mars 2025 | 12:22

Pas përplasjes verbale të ashpër me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar duke theksuar rëndësinë që Ukraina të dëgjohet dhe të mbështetet, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj.

Në një postim në Telegram, Zelensky ka reflektuar mbi vizitën e tij në Uashington DC, duke theksuar se është e domosdoshme që populli ukrainas të dijë se “nuk janë vetëm” dhe se interesat e tyre janë përfaqësuar në çdo cep të botës. Ai ka falenderuar përpjekjet dhe mbështetjen globale për Ukrainën, duke përfshirë ndihmën diplomatike, financiare dhe politike.

Kujtojmë se përplasja mes Zelenskyt dhe Trump ndodhi gjatë një takimi të tensionuar në Zyrën Ovale, ku Trump akuzoi Zelenskyn se po “luan bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”, ndërsa Zelensky kundërshtoi Trump duke theksuar se nuk mund të bëhen “kompromise” me presidentin rus Vladimir Putin.

Në këtë takim, që u zhvillua me tone të ashpra dhe tensione, Zelensky kërkoi që Trump të jetë i kujdesshëm në qëndrimet e tij ndaj Rusisë, ndërsa Trump paralajmëroi se mund të tërhiqte mbështetje amerikane nëse Ukraina nuk arrin një marrëveshje për mineralet.

Marrëveshja dështoi të firmosej, pas Zelensky kërkoi garanci sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026