Vatikani: Gjendja shëndetësore e Papës është e qëndrueshme

2 Mars 2025 | 14:29

Papa Françesku që është i shtruar në spital për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, është në gjendje të qëndrueshme, pasi kaloi “një natë të qetë”, tha Vatikani më 2 mars.

“Papa po vazhdon të pushojë”, tha Vatikani në përditësimin e fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit 88-vjeçar të Kishës Katolike.

Mbrëmjen e së shtunës, Vatikani tha se Papa po merrte oksigjen, por nuk kishte temperaturë, po hante dhe ishte i vetëdijshëm dhe po lutej.

Parametrat e tij hemodinamikë – që lidhen me qarkullimin e gjakut – po ashtu janë stabile dhe Papa nuk ka numër të lartë të qelizave të bardha në gjak, që shpesh tregojnë për një infeksion, tha Vatikani, duke shtuar se prognoza, sikurse në ditët paraprake, mbetet e “rezervuar”.

Françesku, që udhëheq 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën, u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt me bronkit që shumë shpejt u zhvillua në pneumoni në dy mushkëritë.

Fundjavën e kaluar, Vatikani raportoi se ai ishte në gjendje “kritike”, pasi kishte pësuar një sulm të madh respirator, duke nxitur shqetësime për gjendjen e Papës.

Pas një sërë raportimesh se gjendja i ishte përmirësuar, të premten Vatikani tha se Françesku kishte pësuar një krizë të izoluar të frymëmarrjes.

Katolikët dhe të tjerë në mbarë botën janë lutur për shëndetin e Papës, i cili udhëheq me Kishën që pothuajse 12 vjet.

Besimtarët kanë shkuar vazhdimisht pranë spitalit Gemelli dhe janë lutur për Papën, kanë lënë mesazhe të shkruara për të, përfshirë edhe posterë të krijuar nga fëmijët.

Në dy vjetët e fundit Papa është përballur me disa probleme shëndetësore. Ai është i prirë ndaj infeksioneve në mushkëri për shkak se kur kishte qenë i ri kishte hequr një pjesë të mushkërive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim

Qeveria italiane ka ngritur alarmin pasi 80 ampula fentanil janë vjedhur nga farmacia e spitalit Israelitik në Romë, pa asnjë shenjë hyrjeje me forcë. Sasia...
16:29 | 05/07/2026

Protestat përfshijnë Gjermaninë plot tensione, kundra ekstremit të djathtë,! Çfarë dimë dei tani

Tensione të larta dhe përplasje mes Policisë dhe protestuesve shoqëruan konferencën e partisë së ekstremit të djathtë Alternative für Deutschland (AfD), ku mijëra demonstrues u...
21:43 | 04/07/2026

Protesta në Francë, kërkohet reformë e thellë në luftën kundër dhunës seksuale

Shoqatat feministe dhe të mbrojtjes së fëmijëve duan njohjen e “natyrës sistemike” të dhunës seksuale dhe një “ligj gjithëpërfshirës” për ta luftuar atë, në vend...
20:25 | 04/07/2026