Mori 1 mijë euro për të ndikuar te gjyqtari, dosja që çoi në arrestimin e avokatit
Zbardhen detaje të reja sa i takon operacionit të SPAK, ku nën akuzë u vendos avokati Bardh Koçi.
Sipas SPAK, Koçi është personi që ka kërkuar dhe marrë një shumë prej 1000 eurosh për të ndikuar në vendimmarrjen e gjyqtarëve në një çështje të lidhur me klienten e tij, Pranvera Meshi.
Përmes përgjimeve telefonike dhe vëzhgimeve, SPAK ka zbuluar komunikimin mes avokatit dhe klientes, ku ai ka kërkuar paratë për të ndikuar në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.
Pas zhvillimit të një seance gjyqësore, Koçi ka kërkuar shumën e parave, të cilat janë dërguar nga Meshi përmes sistemit Ëestern Union.
Por të dhënat e përftuara nga përgjimet telefonike, ambientale apo vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, nuk provojnë që ai të ketë komunikuar me funksionarët e drejtësisë para zhvillimit të seancës.
Megjithëse ushtrimi i ndikimit tek funksionarët nuk rezulton të jetë kryer, sipas SPAK avokati ka konsumuar kështu elementë të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.
Në orën 14:30, Bardh Koçi do të njihet me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai kërkon nga gjykata një masë më të butë duke marrë parasysh rrethanat shëndetësore të gruas së tij.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë