Partia Demokratike Shkodër: Mbështesim kryetarin Lulzim Basha në misionin e tij
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër përmes një deklarate ka shprehur gatishmërinë e saj për të vijuar më tej misionin e PD-së, së bashku Lulzim Bashën si kryetar, duke theksuar se e mbështet kreun aktual të PD-së në misionin e tij.
“Të dashur Shkodran, misioni i Partisë Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet këtu, por ai vijon deri ne çrrënjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptareve”, deklaroi PD në Shkodër.
Partia Demokratike në Shkodër tha për PD-në se është fituesja reale e këtyre zgjedhjeve, me pretendimin se ka pasur mashtrim elektoral nga ana e Partisë Socialiste.
“Numri i lartë i votave të pavlefshme si në qarkun tonë ashtu edhe në të gjithë Shqipërinë tregon që mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleatëve të saj në krim, deri në tavolinat e numërimit, ku numëruesit e tyre janë parë me zë dhe figurë duke plotësuar në shkelje flagrante të ligjit fletët e votimit”, u shpreh PD në Shkodër.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus