“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Çipa: Ja problemet në koalicionin e Berishës
Aleksandër Çipa ishte këtë të martë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar krijimin e koalicionit opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ku kryetar i koalicionit do të jetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Çipa tha se “madhështores” nuk mund ti besojë duke pasur parasysh kontekstin gjeopolitik, ndërsa shtoi se ka një problem në këtë koalicion pasi është hequr kriteri doktrinar dhe ai i përkatësive programore mes partive.
“E para kësaj “madhështore” nuk i besoj se në kontekstin gjeopolitik vetëm të pavarur nuk mund të shpallemi. E dyta, sa i përket koalicionit, rasti i bashkëjetesës në një koalicion mes PBDNJ dhe PDIU-së është në një kontekst të ri, pasi janë dy realitete të ndryshme.
Gjithashtu është një problem pasi është hequr ai që quhet kriteri doktrinar dhe ai i përkatësive programore mes partive. Ka një qasje që opozitarët duhet ta sqarojnë mirë, se ky solidariteti koalicional kaq i madh zoti Rama i përgjigjet me një lloj karshillëku që nuk e ka më ëndërr anëtarësimin në BE, por e mbyll këtë në 2030”,-tha Çipa.
Koalicioni, i emërtuar Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), përbëhet nga 26 parti politike, duke përfshirë aleatët kryesorë të PD-së si; PL e Ilir Metës, PR e Fatmir Mediut dhe PDK e Nard Ndokës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje kërkesë në KQZ për regjistrimin e koalicionit
- 8 vende për aleatët në listat e PD, si ndahen sipas 12 qarqeve
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar