Moratoriumi i gjuetisë rriti paligjshmërinë, ankohen gjuetarët

5 Mars 2025 | 17:11

Kur kanë kaluar gati 10 vite nga vendosja e moratoriumit të gjuetisë duket se kjo e fundit nuk ka ndaluar në asnjë moment.

Paqësor Gorellari gjuetar i vjetër thotë se ndalimi i gjuetisë solli vetëm paligjshmëri e së ne lokalet e Pogradecit mund të gjesh lehtësisht mish të kafshëve të egra.

“Moratoriumi për shoqatat e gjuetarëve është i dështuar. Ishte vetëm për kastën, elitën e zgjedhur dhe kontrabandën. Gjuetarët e thjeshtë dështuan, u hoq çdo e drejtë. Gjuetarët e ndershëm me sakrificat e tyre nuk dolën njëherë tja bënin bam. Kush ishte i lidhur me parinë, me policinë, të fortët dalin. Po të shkosh në dyqane plot me mish, ku u vra kur është e ndaluar”,-tha Paqësor Gorellari, gjuetar.

Në fakt, të dhënat zyrtare nga agjencia e zonave të mbrojtura në rajonin e Korçës flasin se gjatë vitit 2024 nuk ka pasur asnjë rast të konstatuar të gjuetisë së paligjshme, edhe pse janë konstatuar kurthe të paligjshme për kafshët e egra në zonat pyjore. Në kushte në tilla, sipas gjuetarëve të ligjshëm, shteti ka dështuar të zbatojë moratorumin e gjuetisë.

“A bëjnë kontroll nuk e di por ama me kompetencë të them asnjë gjuetar i jashtëligjshem nuk është dënuar. Kush i kontrollon? Kush i zë? Natën ditën pa limit, është jashtë sezonit, kaprollja. Të hapet gjuetia ta monitorojë shoqata e gjuetarëve, e gjuetia do marrë rrugë. Kriminele te faunës”,-tha gjuetari.

Në të gjithë Qarkun e Korçës numërohen mbi 400 gjuetarë të rregullt të cilët prej vitesh çiftet i mbajnë të varura në mur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026